Aksident brenda Portit të Durrësit, kamioni përplas për vdekje punonjësen 25-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në portin e Durrësit. Një 25-vjeçare, punonjëse e sigurisë së portit ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një kamion.

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30 të së enjtes brenda portit të Durrësit.

Punonjësja e sigurisë së Portit, Arkineda Haskasa 25-vjeçare, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion.

Sipas dëshmitarëve, punonjësja po qëndronte në sheshin e portit pasi ishte në detyrë ndërsa kamioni i tonazhit të rëndë e ka tërhequr për disa metra zvarrë atë.

Drejtuesi i mjetit, F.K 39 vjeç është shoqëruar në polici, ndërsa janë hapur edhe kamerat e portit që pritet të zbardhin të plotë të gjithë dinamikën e aksidentit të rëndë.

25-vjeçarja e viktima e parë në vendin e punës për këtë vit dhe e 6 nga përplasjet e mjeteve në të gjithë vendin.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Man", trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/4HBdoHxFchM