Tentuan të kalojnë në Portin e Durrësit me dokumente false, arrestohen dy kosovarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2021, 10:30
Policia ka vënë në pranga dy shtetas Kosovarë, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin nëpërmjet Portit të Durrësit, me dokumente të falsifikuara.
Mësohet se në pranga kanë rënë një 31 vjeçar dhe një 59 vjeçar.
"Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara", njofton Policia.
Sakaq hetimet në lidhje me ngjarjen vijojnë ende.