"Falë Zotit e nën kujdesin e mjekëve.." Kryebashkiaku i Cërrikut me covid, vetëkarantinohet

Kryetari i bashkisë së Cërrikut, Andi Salla është infektuar me covid. Ai është vetëkarantinuar dhe ndodhet nën  kujdesin e mjekëve.

Vetë kryetari i bashkisë  informoi përmes një postimi në facebook  ku bën edhe një herë apel për të pasur kujdes dhe vendosur maskën.

Lexo dhe: “Jam infektuar dy herë me covid” Deputeti Përmeti: Në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën

"Të nderuar banorë të Bashkisë Cërrik!

Të dashur miq, të gjithë bashkë tashmë jemi duke jetuar ditë të pazakonta sociale e shëndetësore. Prej disa ditësh tashmë edhe unë ndodhem i vetë-karantinuar si pasojë e prekjes nga COVID-19. Falë zotit dhe falë kujdesit mjekësor, jam duke e kaluar lehtë këtë sfidë shëndetësore.

Duke uruar në mirëkuptimin tuaj , do ju lutesha të respektojmë protokollet e sigurisë" shkruan Andi Salla në facebook.