Këshilltari i Pacollit: Këta janë serbët që kanë kryer krime në Gjakovë

Këshilltari i Behgjet Pacollit, ka publikuar disa lista me emrat e serbëve të cilët sipas tij kanë kryer krime makabre në Gjakovë.

"Shteti serb ka kryer një nga krimet më të rënda në Gjakovë. "

"Ajo angazhoi ushtarë dhe paramilitar mbi baza mercenare. Serbia nuk kursente asnjë mjet vetëm për të vrarë shqiptarët."

"Dhe për fat të keq, disa nga ata që organizuan vrasjet në të kaluarën kanë ardhur me civilë çdo vit në Gjakovë për të provokuar familjet, pa iu hyrë therrë në këmbë."

"Këta mercenarë serbë i përkisnin njësive "PJP-Posebne Jedinice Policije" të cilat njihen për krimet makabre të kryera në Gjakovë , ku llogariten mbi 3 mijë të vrarë dhe të zhdukur."

"Shumë prej këtyre emrave në këto lista janë serbë që kanë jetuar para luftës në Kosovë. Ish MUP-i serb në Gjakovë shihet se ata i ka paguar me një mesatare prej 96 dinarë në ditë ose rreth 40 marka të asaj kohe," shkruan ai.

Sipas statistikave zyrtare gjatë luftës në Kosovë janë zhdukur 1721 qytetarë, ndërsa 11.840 shqiptarë janë vrarë e masakruar nga serbët gjatë periudhës janar 1998- qershor 1998.