Sërish lëkundje të fuqishme toke në Kroaci

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë mbrëmjen e sotme.
EMSC raporton se lëkundjet kanë pasur epiqendrën në qytetin Petrinja dhe ka qenë e një madhësie 5 të shkallës riter.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 18:01 minutë dhe kanë alarmuar qytetarët që kanë vërshuar në rrugë.

Më 29 dhjetor Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 rihter, prej të cilit humbën jetën 6 persona dhe u shembën qindra ndërtesa.