Video/ Shpërthim i fortë në Ferizaj, mes 43 të lënduarve ka edhe fëmijë, 7 në gjendje të rëndë
Shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj të Kosovës solli 43 të lënduar, prej të cilëve 7 janë në gjendje në rëndë.
Midis të plagosurve janë edhe dy fëmijë. Të plagosurit kanë marrë lëndime të shumta në trup.
14 prej personave të lënduar po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa të tjerët po trajtohen në spitalin e Ferizajt.
“Shpërthimi ka ndodhur në orët e pasdrekes dhe dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një bombole gazi. Numri i të lënduarve, sipas asaj që dimë që janë dërguar ne shtëpi të shëndetit janë 43, prej tyre në Prishtinë janë dërguar 14 persona”, tha drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt.
Mediat vendore njoftojnë se bombola e gazit shpërtheu në një restorant.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe rrethuan menjehere vendin e shpërthimit.
Veç restorantit ku ndodhi shpërthimi, dëme të mëdha materiale ka edhe në lokalet e tjera përreth.