Covid-19 në Kosovë/ Ulen ndjeshëm rastet e reja, raportohen 7 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 16:11
Covid-19 u ka marrë jetën 7 personave në Kosovë në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një 31 vjeçar.
Sipas ISHPK janë kryer 1050 testime ku kanë rezultuar 169 persona pozitivë.
Në raport me ditën e djeshme numri i të infektimeve ka pësuar një ulje pasi ishin 234 të infektuar, ndërkohë që numri i viktimave është rritur në krahasim me një ditë më parë ku humbën jetën 4 persona
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Lajmi i mirë është që janë shëruar edhe 313 persona nga Covid 19.