Aksident i rëndë në Kosovë, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur nga përplasja e 4 makinave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 22:47
Një i vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në Arllat të Drenasit, në të cilin u përfshinë katër makina.
Zëdhënësja Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë.
"Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo.
Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor.