Katër ish-Presidentët amerikanë që dënojnë dhunën në SHBA
Katër ish-presidentët amerikanë kanë shprehur mendimet e tyre mbi ngjarjet e së mërkurës pasi protestues të dhunshëm, besnikë të Presidentit Trump sulmuan Capitol Hill dhe detyruan ligjvënësit të fshihen.
Në një deklaratë në Twitter , ish Presidenti Barack Obama tha se ai do ta kujtojë dhunën e sotme si një moment "të çnderimit dhe turp të madh për kombin."
Ai u shpreh: "Kjo protestë është e nxitur nga një president i cili vazhdon të gënjejë në mënyrë të pabazuar në lidhje me rezultatin e një zgjedhjeje të ligjshme."

Ish Presidenti i fundit republikan , George W. Bush tha se ishte i tmerruar dhe e quajti protestën të sëmurë."
"Ata që janë të zhgënjyer nga rezultatet e zgjedhjeve duhet ta dinë se vendi ynë është më i rëndësishëm se politika e momentit. Lërini zyrtarët e zgjedhur nga populli të përmbushin detyrat e tyre dhe të përfaqësojnë zërat tanë në paqe dhe siguri. Zoti do të vazhdojë ta bekojë Amerikën."
Edhe Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton dënoi "sulmin e paparë" duke shtuar se gjithçka ishte e nxitur nga Donald Trump.
Clinton deklaroi se zgjedhjet ishin të lira, numërimi ishte i drejtë dhe rezultati ishte përfundimtar. Ai bëri thirrje për kalimin paqësor të pushtetit.
"Nëse kjo është ajo që ne jemi me të vërtetë, ne duhet ta refuzojmë dhunën e sotme, të kthejmë faqen dhe të ecim përpara së bashku duke respektuar Kushtetutën dhe qeverinë e zgjedhur nga populli për popullin," shkroi ai.

Jimmy Carter Presidenti i 39-të , e quajti protestën një tragjedi dhe tha se "ne nuk jemi ky shtet ."
Ai bëri thirrje për një zgjidhje paqësore në mënyrë që kombi të ecë përpara.
"Rosalynn dhe unë jemi të shqetësuar nga dhuna në Capitol. Kjo është një tragjedi kombëtare dhe ne nuk jemi ky komb. Duke vëzhguar zgjedhjet në demokracitë e trazuara në të gjithë botën, unë e di se ne njerëzit mund të bashkohemi për t'u kthyer nga kjo greminë, për të mbështetur paqësisht ligjet e kombit tonë dhe ne duhet ta bëjmë .Ne i bëjmë thirrje bashkëqytetarëve tanë për një zgjidhje paqësore në mënyrë që kombi ynë "të shërohet" dhe të përfundojë transferimin e pushtetit siç kemi bërë për më shumë se dy shekuj. "