FBI kërkon ndihmë për të identifikuar dhunuesit në Uashington

FBI kërkon ndihmë për identifikimin e individëve të cilët janë duke nxitur në mënyrë aktive dhunë në Uashington DC".

Ajo kërkon ndihmë dhe për materiale nga media dixhitale në lidhje me dhunën që shpërtheu më 6 janar.

Policia tha se katër veta humbën jetën gjatë protestave para dhe brenda ndërtesës së Kongresit amerikan, përfshirë një grua që u plagos brenda ndërtesës. Mbi 50 persona u arrestuan për ngjarjen.

Ata që janë dëshmitarë të veprimeve të dhunshme të paligjshme janë të lutur të informojnë në fbi.gov/USCapito ose të telefonojnë në 1-800-CALL-FBI (1-‪800-225-5324).

Lexo dhe: Kongresi Amerikan certifikon fitoren e Joe Biden si president i SHBA