Itali: Shqiptarit i gjejnë çantën plot me kanabis në "Audi 6"

Policia Italiane ka arrestuar me akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” shqiptarin, Bledar Lamaj, 37-vjeç banues në Komunën “San Benedetto del Tronto” në provincën e “Ascoli Piceno”.

Bledar Lamaj është kapur gjatë një kontrolli rrugor, të cilit gjatë kontrollit te ushtruar ne automjetin e tij tip “Audi 6” janë gjendur, 2 kilogramë lëndë narkotikë të llojit mariuanë, të fshehura në një çantë stofi të zezë.

Policia Italiane, ka konfirmuar se shqiptari nuk kishte patentë shoferi, dhe asnjëherë nuk ka pasur në zotërim një patentë Italiane.

Lamaj është dërguar nën masën e arrestit në burgun e “Fermos” dhe është në dispozicion të autoriteteve Gjyqësore Italiane.

Ndaj tij rëndon dhe masa administrative e gjobitjes për shkelje e masave antiCovid.

Sot në Itali si ditë festive e Epifanisë, zbatohet regjimi i normativës së zonës së kuqe që limiton lëvizjen e banorëve vetëm për motive pune e shëndeti.