Dhuna në Kapitol, reagon Obama: Historia do ta kujtojë si moment turpi për vendin tonë

Ish-presidenti i SHBA Barack Obama ka reaguar për trazirat në vend të krijuara nga përkrahësit e Donald Trump, duke e quajtur turmën të nxituar.

Obama tha se historia do ta kujtojë për një kohë të gjatë dhunën që është ushtruar ndaj një institucioni demokratik ku u qëllua për vdekje edhe një grua.

Presidenti i 44-të i kombit u bëri thirrje udhëheqësve Republikanë të bëjnë një zgjedhje mes të pranimit të fajit për përdhosjen e dhomave ose të ndalojnë sulmin.

"Historia me të drejtë do të kujtojë dhunën e sotme në Kapitol, të nxitur nga një president i cili ka vazhduar të gënjejë pa bazë për rezultatin e një zgjedhje të ligjshme, si një moment i çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë," tha Obama ndër të tjera.

Trazirat e nisura ditën e djeshme në SHBA, ku përkrahës të Donald Trump sulmuan Kapitol Hill kanë shënuar deri më tani 4 viktima. Gjithashtu policia amerikane raporton për më shumë se 50 të arrestuar.
Senati ka rinisur edhe njëherë punën për rikonfirmimin e Joe Biden si president.