Kriza politike në Venezuelë, socialistët e Maduros marrin kontrollin e parlamentit

Asambleja e re Kombëtare e Venezuelës është betuar me një shumicë të socialistëve, të udhëhequr nga presidenti Nicolas Maduro..

Deri më tani Asambleja Kombëtare ishte i vetmi institucion që nuk kontrollohej nga Partia Socialiste.

Koalicioni i udhëhequr nga partia e Maduros fitoi 256 nga 277 vende në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor, të cilat shumica e kandidatëve të opozitës bojkotuan.

Opozita i kundërshtoi zgjedhjet, duke i cilësuar si jo të lira dhe jo të ndershme.

Lideri i opozitës, Juan Guaido, mbajti ceremoninë e tij të betimit për deputetët nga kongresi i vjetër.

Ai njoftoi në 26 dhjetor se asambleja e vjetër do të vazhdonte mbledhjet dhe ligjvëniet.

Venezuela ka qenë e zhytur në një krizë politike që prej janarit të 2019 kur Guaidó deklaroi veten president të përkohshëm me mbështetjen e organit legjislativ të kontrolluar nga opozita.