Horror! Përdhunohet, vritet dhe digjet 5-vjeçarja
Horror në Pakistan. Një vajzë pesë vjeçare u rrëmbye, u përdhunua dhe më pas u vra duke i djegur dhe trupin.
Lajmin e konfirmon policia e Karaçit, e cila ka ndaluar edhe një të dyshuar.
Mbetjet e vajzës së vogël u gjetën në një kosh plehrash jo shumë larg shtëpisë së saj.
Familja e vajzës i përket minoritetit pashtun dhe kishte migruar në Karaçi nga provinca Khyber, në kufi me Afganistanin, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell Ora News.
Familja ngriti alarmin të premten në mbrëmje pasi Marwa e vogël doli për të blerë ëmbëlsira dhe nuk u kthye më në shtëpi.
Hashtag “JusticeforMarwa” ka pushtuar rrjetet sociale pakistaneze, ku bëhet thirrje që autoritetet të varin autorët.
Sipas një raporti të fundit nga OJQ-ja për mbrojtjen e Fëmijërisë Sahil, të paktën 13 djem dhe 12 vajza u përdhunuan dhe u vranë në Karaçi në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, disa edhe pas përdhunimeve në grupe, shkruan Ora News.
/a.r,OraNews