E përdhunuan në grup dhe më pas e vranë, 3 persona janë arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2021, 07:51
Njëmbëdhjetë burra janë akuzuar për përdhunim në grup dhe vrasje të një stjuardese në një vaskë hoteli në Filipine.
Christine Angelica Dacera, 23 vjeç, u përdhunua dhe më pas u vra brutalisht pasi festoi Vitin e Ri me miqtë në një hotel.
Ka qenë kolegu i saj Rommel Galida ai i cili e gjeti 23 vjeçaren pa jetë në vaskë.
Galida mendoi se Dacera ishte në gjumë dhe e mbuloi me një batanije. Por kur u zgjua disa orë më vonë pa që ajo ishte pa ndjenja dhe se ajo kishte filluar të bëhej blu.
Policia fillimisht akuzoi 11 burra për përdhunim dhe vrasje të cilët ishin me Dacer në dhomat fqinje të hotelit.
Tre nga burrat e akuzuar tashmë janë dorëzuar në polici dhe tetë janë në kërkim.