Ekosistemi i gjelbër, Lumi Jance më i pastër në krasim me vite më parë

Lumi Jance është lumi më i gjatë i Azisë. Duke mësuar nga përvoja e suksesshme e palës perëndimore mbi pastrimin e ujërave të ndotura, si dhe duke shfrytëzuar epërsinë e sistemit të vet kolektiv për mbrojtjen ekologjike. Kina ia ka dalë të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të ujit.

“Në 11 muajt e parë të vitit 2020, përqindja e ujërave me cilësi të mirë në lumin Jance u shtua me 13.3 pikë përqindjeje në krahasim me atë të vitit 2016. Delfini i lumit, një specie shumë e rrallë në lumin Jance, u shfaq shpesh vitet e fundit, duke treguar përmirësimin e mjedisit ekologjik ujror në lumin më të gjatë të Azisë” shkruan CRI

"Uji është më i pastër sesa 20 vite më parë kur unë kam nisur peshkimin” thotë një peshkatar.

Krahinat përgjatë lumit po zhvillojnë stilin e gjelbër. Mbi 230,000 peshkatarë që kryesisht e siguronin jetesën përmes peshkimit në lum tani kanë ndryshuar stilin e sigurimit të të ardhurave. Në lumin Jance është vendosur moratoriumi për ndalimin e peshkimit.

Më 5 janarin e vitit 2016, në qytetin Chongqing në pjesën e sipërme të lumit Jance, u organizua një simpozium ku u paraqit strategjia e rëndësishme shtetërore e "Brezit Ekonomik të Lumit Jance".

Pikat kryesore të kësaj strategjie ishin  vënia në përparësi të mbrojtjes ekologjike dhe rikuperimit të mjedisit ekologjik në këtë lumë, ndërmarrja e masave të shpejta kur dëmet ekologjike nga zhvillimet ekonomike janë të vogla, duke shmangur metodën e industrializimit "rikuperimi pas ndotjes".