Australia thirrje për mbylljen e kufijve me Britaninë: Virusi i ri po zëvendëson me shpejtësi të vjetrin

Ekspertët australianë janë shprehur të shqetësuar për llojin e ri të virusit dhe kanë sugjeruar që kufizimet kufitare të shtrëngohen.

Varianti i ri, i cili u zbulua në Angli, është 70% më i trasmetueshëm sesa virusi i cili u zbulua në 2019.

Njerëzit nga Anglia lejohen të udhëtojnë në Australi nëse karantinohen për dy javë.

Por, specialisti i shëndetit publik Tony Blakely thotë se është e nevojshme të mbyllen plotësisht kufijtë me Britaninë.

"Ne mund ta mbyllim kufirin, kjo është shumë radikale, por është një mundësi në tavolinë ...ose ne do të shtrëngojmë masat," tha Dr.Blakely.

"Për shtrëngimin e masave mund të testojmë njerëzit para se të hipin në aeroplan, kjo do anulonte udhëtimin e disa prej tyre, t'i detyrojmë të mbajnë maskë në aeroplan dhe kur të vijnë këtu të karantinohen për dy jave."

"Ndërsa masa urgjente që po këshilloj tani është vaksinimi i menjëhershëm i pasagjerëve dhe stafit të aeroportit."

Mijëra raste me variantin e ri janë konfirmuar në Britani dhe kjo ka sjellë mbylljen e Britanisë dhe Suedisë.

BBC raporton se versioni i ri i virusit ka "zëvendësuar më shpejtësi virusin e vjetër' dhe provat e  mutacionit të ri janë dërguar në laborator për analiza të imtësishme.

Ministrja e policisë, Lisa Neville tha dje :"Jemi duke parë për një ndryshim të rregullave duke marrë parasysh rrezikun që i kanoset Australisë."

Kur u zbulua lloji mutant në Angli shefi i shëndetësisë Paul Kelly tha se nuk ishte e nevojshme mbyllja e kufijve.

Kjo u tha në një ditë ku Anglia regjistroi 34,000 raste të reja të koronavirusit, ndërsa dje vendi regjistroi 58,700 raste të reja.