Dyshohet se e ka goditur një automjet duke e hedhur në kanal, gjendet i pajetë 50 vjeçari në Fier

Një 50 vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Vajkan”, në Fier rreth orës 8:20.

Informacionet paraprake nga policia njoftuan se shtetasi Gëzim Gjyrdyku dyshohet se qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Në vendin e quajtur Vajkan një banor i zonës ka thënë për Ora Neës se ka pasur raste kur makinat që kalojnë në autostradë kanë ardhur dhe deri afër banesave duke dëmtuar makinat.

Ai tha se aty është vend aksidentesh pasi në mungesë të rrugës qytetarët kalojnë autostradën duke rrezikuar dhe jetën.

Gazetarja e Ora News informon se viktima është baba i tre fëmijëve dhe punonte roje në një subjekt privat. Në momentin që është aksidentuar viktima ka qenë duke u kthyer në shtëpi. . Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe vetëm në mëngjes kanë gjetur trupin anës autostradës në kanal. Pranë trupit ka pasur edhe pjesë të një automjeti që mendohet që e ka përplasur.

Një prej të afërmve të tij ka thënë se ai që e ka goditur ka ikur se ndryshe do ta çonte në spital.

Të gjitha zhvillimet sipas orës së raportimit

10:51 Deklarata e kushëririt të viktimës

Kur vinte nga puna na thanë që është gjetur i vdekur. Ai qe e ka goditur ka ikur se ndryshe do ta çonte në spital

10: 25: Detaje rreth viktimës

I aksidentuari është babai i tre fëmijëve. Punonte si roje ne një subjekt privat dhe mësohet se kthehej nga puna për në shtëpi. Familjaret kane kërkuar gjate gjithë natës dhe vetëm ne mëngjes kane gjetur trupin anës autostradës në kanal. Pranë trupit ka pasur edhe pjese te një automjeti që mendohet që e ka përplasur.

10:17 Flet një nga banorët e zonës

Di që ka ardhur që andej i ka rënë makinës dhe ka ikur.  Kam bërë kërkesë të inxhinieri shqiptar dhe italian që rruga të ketë nënkalim.  Këtu çdo çerek ore kalojnë njerëzit nga ana tjetër përmes autorstradëd. Rrezikojnë veten njerëzit këtu. Viktima kalonte me motor dhe biçikletë. Këtë herë ka kaluar me biçikletë, i shkreti për bukën e gojës.

09:19 Gjendet i pajetë shtetasi 50 vjeçar

 “Shtetasi Gëzim Gjyrdyku dyshohet se qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet”  thuhet në njoftimin e policisë

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’ thuhet në njoftimin e policisë

https://youtu.be/HqqJq0Ns5eI