Renditja/ Shqiptarët i besojnë Ora News, faqja e dytë më e ndjekur në Facebook
OraNews, faqja zyrtare në Facebook e RTV Ora dhe Ora News, rënditet lart mes faqeve online më të ndjekura nga shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e mbarë botën.
Të dhënat vijnë nga Digital Shqip, i cili rëndit Top 20 faqet shqiptare në Facebook në bazë të interaktivitetit të tyre.
Ora News renditet e dytë sa i takon faqeve ne facebook përfaqësuese të televizioneve dhe e treta në listën e faqeve facebook më të ndjekura në Shqipëri.
Klan Kosova kryeson rënditjen, ndërsa pas saj vjen JOQ Albania, që pavarësisht sulmeve dhe bllokimeve të njëpasnjëshme vijon të jetë mes faqeve më të ndjekura në Facebook.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, faqet nga Kosova dominojnë rënditjen me 6 faqe në Top 10 dhe 13 faqe në Top 20.
Renditja bazohet tek interaktiviteti në faqe, një kriter tepër i rëndësishëm për të zbuluar sa aktive janë këto faqe.
Aktualisht faqja e Ora News ka mbi 688 mijë Ndjekës dhe mbi 527 mijë pëlqime.
Rankimi është fryt i punës impenjative por dhe i besimit që kanë ndjekësit tanë për pasqyrimin e ngjarjeve në mënyrë të vërtetë dhe në kohë reale.
Ora News ndjehet e vlerësuar nga kjo rënditje, ndërsa premton se edhe gjatë vitit 2021 do të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve dhe problematikave të tyre.
TOP 20 faqet shqiptare në Facebook:

Rënditja për muajin dhjetor 2020

Kujtojmë se rënditja është kryer nga "Kerolli".