Idrizi për 12 miljet: Nëse Greqia rritet, Shqipëria ngushtohet

Për RTV Ora, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka vënë në dukje edhe njëherë tkurrje që mund të pësojë vendi ynë pas zgjerimit me 12 milje detare të Greqisë.

Idrizi ka thënë se Shqipëria do të ngushtohet nëse Greqia do të rritet, ndërkohë që këmbëngul që vendim ynë duhet ta kundërshtojë këtë zgjerim.

Idrizi: Ligjet e Njutonit veprojnë edhe për kryeministrin e Shqipërisë. Siç e ka thënë edhe kryeministri i Greqisë në Parlament, ata do të zgjerohen nga 6 deri në 12 milje. Greqia po rritet, dhe sigurisht nëse kjo ndodh Shqipëria do të ngushtohet.

Në mënyrë të çuditshme kryeministri Rama thotë që aty ku janë 12 milje Greqia ka të drejtë. Ai thotë që aty ku nuk janë 12 milje, duhet të shkojmë në gjykatë. E thënë ndryshe po vazhdojmë me postulatin që ka thënë gjithmonë Greqia për ne “Ajo që është e tyre është e tyre, ajo që është e jona është e diskutueshme.” Nuk mund të jetë kështu, sepse meqenëse po i referohemi Konventës së Detit më 1982, Shqipëria duhet ta kundërshtojë këtë zgjerim nga 6 deri në 12 milje, ose duhet të ketë një marrëveshje që me sa duket ka.

Intervista me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Tea Islamaj.