Bardhi: Për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim, nuk mban as premtimet që bën

Përmes një video në Facebook, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi shkruan se për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim dhe e shkatërroi ekonominë e vendit.

Për Bardhin, kostoja e jetesës po rritet, ashtu si edhe papunësia, vende pune nuk ka, ndaj të rinjtë tanë po e braktisin vendin, ndërsa sipas tij, Rama kujdeset vetëm për veten e tij.

Bardhi: Për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim dhe e shkatërroi ekonominë tonë. Kostoja e jetesës po rritet, ashtu si edhe papunësia. Vende pune nuk ka, ndaj të rinjtë tanë po e braktisin vendin. Rama kujdeset vetëm për veten e tij. Ai nuk mban as edhe një prej premtimeve që bën.