Elbasan, 59-vjeçari vetëvritet me armë gjahu në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2021, 19:09
Një 59-vjeçar në Elbasan i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Recan.
"Shtetasi M.A., 59 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetēvrarë me armë gjahu në banesën e tij" njofton policia.
Grupi hetimor po punon pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.