Demalia: Mendësia katundare sundon sot të gjitha fushat e jetës në shoqërinë shqiptare si shërbim ndaj pushtetit

Përmes një postimi në Facebook, analisti Ilir Demalia i cilëson si riciklim plehrash mendësia katundare mizantropiste e cila sipas tij ka sunduar të gjitha fushat e jetës në shoqërinë shqiptare.

Demalia thekson se korrupsionin shtetëror me shërbëtorë mediatik e kulturorë të vulgut etik dhe estetik si monstruozitet shoqëror në shoqërinë konsumiste të pavlefshmërisë së "vlerave", shfaqet në të gjitha fushat në moralizimin e imoralitetit si moral tregu dritash të kuqe,

Demalia: Mendësia katundare mizantropiste ka sunduar sot të gjitha fushat e jetës në shoqërinë shqiptare si shërbim mizantropist ndaj pushtetit. Kjo ka sjellë një përçudnim shoqëror të pafrenueshëm drejtë të keqes dhe shëmtisë fizike, morale, politike, kulturore, qytetare, shtetërore.

Korrupsionin shtetëror me shërbëtorë mediatik e kulturorë të vulgut etik dhe estetik si monstruozitet shoqëror në shoqërinë konsumiste të pavlefshmërisë së "vlerave", shfaqet në të gjitha fushat në moralizimin e imoralitetit si moral tregu dritash të kuqe, qe i jepen paguesit më të parë për t'u shitur më shtrenjtë ke i dyti e kështu me radhe... ka degjeneruar thelbin e njeriut të sotëm si referencë vlerash dhe principesh duke kultivuar shije bastarde mendimi-arti në një kllounade shoqërore uluritëse çakejsh, pa thelb dhe pa normë, por që fryhen si gjeli majë plehut për plehra të reja me modelin e vjetër.