Covid në Maqedoninë e Veriut: Regjistrohen 237 raste të reja, 8 viktima në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2021, 21:21
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, nga 1.525 teste të kryera, 237 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 8 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit . Ndërsa janë regjistruar 460 pacientë të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se në spitale janë duke u trajtuar 911 pacientë, ndërsa vende të lira ka edhe për 400 persona.
Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut, me sëmundjen COVID-19 janë diagnostikuar 84.024 persona, prej tyre 62.929 janë shëruar, 2.530 kanë humbur jetën, ndërsa 18.656 janë raste aktive.