Veto e Bullgarisë, Zaev: S'largohem

Zoran Zaev është treguar i prerë, pas kërkesës së opozitës së vendit të tij për dorëheqje prej vetos së Bullgarisë për integrimin evropian. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, Zaev e quan të pajustifikuar dhe pa logjikë këtë kërkesë.

Zaev: Nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë kërkesë të pajustifikuar për dorëheqje të Qeverisë. Nuk ka nevojë ose logjikë për dorëheqje. Një veprim i tillë do të ishte një tradhëti ndaj të gjithë atyre që mbështetën axhendën evropiane të vendit. Qeveria është e qëndrueshme, e mbështetur nga një shumicë e qëndrueshme në Parlament.

Ai i ka sugjeruar rivalit që të shikojë në oborrin e tij dhe të përgjigjet me zë të lartë se kush duhet të japë dorëheqjen pas kaq shumë humbjesh zgjedhore

Zaev ka folur edhe për vijimin e negociatave me Bullgarinë, duke sqaruar se ato nuk kanë arsye të ndërpriten. Madje shton se dy vendet nuk do të shembin urat që kanë ndërtuar.

Zaev: Identiteti ynë maqedonas dhe gjuha maqedonase kurrë nuk kanë qenë në tryezën e negociatave dhe bisedimeve dhe nuk do të jenë kurrë. Asnjëherë, sepse është e drejta, vetëvendosja, vlera dhe e drejta jonë evropiane prapa së cilës qëndrojmë dhe unë pres që pala bullgare të bëjë një njohje të qartë të popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase pa asnjë vonesë, shantazh dhe rezervë sepse miqtë e bëjnë pikërisht atë. A mundet dikush ta përcaktojë veten e tij si pak a shumë maqedonas? Jo, kjo nuk është e mundur, prandaj është e paarsyeshme të negociojmë ndonjë nga identitetet tona që lidhen drejtpërdrejt me ndjenjat dhe të drejtat tona të vetëvendosjes.

Nga ana tjetër Zaev iu drejtua edhe Bashkimit Evropian, për vendet e të cilit tha se kanë detyrim të tregojë në praktikë se procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor është i gjallë.

Zaev shtoi se do të ishte një gabim i madh nëse BE sakrifikon zgjerimin dhe procesin e Berlinit për shkak të situatës së brendshme politike në Bullgari.