Covid-19 në Kosovë: 4 viktima dhe 234 raste të reja në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2021, 15:13
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë në 24 orët e fundit, raportohen 234 raste të reja me Covid , ndërkohë që janë shënuar edhe 4 viktima.
Janë kryer në total 1057 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në total 42.635 raste.
Numri i rasteve pozitive është 51.965 dhe që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 1.344 vdekje.