Pro dhe kundër ndryshimeve të reja në qeveri, ja si votuan deputetët
Katër deputetë të opozitës ishin të vetmit që kundërshtuan me forcën e kartonit shkarkimet dhe emërimet e reja të Ministrave të kabinetit Rama.
Adriatik Alimadhi dhe Zef Shtjefni votuan kundër katër dekreteve të Presidentit për ndryshimet në qeveri, ndërsa Kujtim Gjuzi kundështoi shkarkimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Mbrojtjes dhe emërimin e saj Ministre të Jashtme.
Votën kundër ai e argumentoi në këtë mënyrë.
"Vota ime kundër është për arsye se Edi Rama ka vendosur në këto momente si ministre të Jashtme, një njeri që ishte në marrëdhënie shumë të mira me aleatët tonë SHBA dhe NATO. Unë për këtë abstenova në konceptin që duhej të ishte ministre e Mbrojtjes.Ka votë kundër. Zonja ministre e ka votën kundër sepse jemi në një moment që fqinjët tanë grekë duan të marrin zonën ekskluzive, atje kur del nafta. Edi Rama në këtë moment do të trysnojë ministren e re për të firmosur çështjen e detit. Ky ishte deklarimi im. Vota ime tjetër abstenim ishte për Peleshin, sepse ne e deshëm që të ishte kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese" tha Gjuzi pas njoftimit të rezultatit të votimit nga kryeparlamentari Ruçi.
Ndërsa Korab Lita votoi kundër emërimit të Olta Xhaçkës si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes.
Nga ana tjetër Alban Zeneli ka zgjedhur të mos votojë fare për asnjë nga dekretet.
Shiko të plotë LISTEN