Votimi i ndryshimeve në qeveri, Soreca uron Xhaçkën dhe Peleshin: Do vazhdojmë të punojmë së bashku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 17:52
Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka uruar Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin për detyrat e reja që morën në qeveri.
Sorca ka thënë se pret q të vijojë bashkëpunimi mes tyre për integrimin e Shqipërisë në Be, teksa nuk ka harruar të falënderojë as ish-ministrin e Jashtëm Gent Cakaj për punën.
“Urime Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi për emërimin e tyre si Ministra për Evropën & Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes. Presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndihmuar Shqipërinë për të lëvizur më shpejt për pranimin e saj në Evropë.
Faleminderit Gent Cakaj për bashkëpunimin”, shkruan Soreca.