BOOM: Bashkia lë në harresë periferinë e Tiranës, qytetarët: Po na amortizohen makinat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 19:20
Rrugët e prishura në lagjet e Tiranës nuk kanë fund. Në redaksinë e emisionit investigativ "BOOM" në Rtv Ora vijnë plot ankesa për rruget e pa shtruara, të cilat përbëjnë një problem të madh për qytetarët.
"BOOM" realizoi një vëzhgim në tre prej tyre, përkatësisht në rrugët “Mustafa Caslli”, “Allaman Dervishi", “Idriz Dollaku”.
Në të trija këto, banorët janë të ndryshëm, por hallet e njëjta; Rrugë të degraduara dhe mungesë investimesh nga bashkia e Tiranës.