Xhup 3175$/ Paloka ironi me Ramën: Falenderoj Yamamoton për dhuratën "modeste"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 15:08
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ti bëjë vetes për dhuratë mbi 3 mijë dollarë, ndërkohë që shumë familje vazhdojnë të jetojnë në çadra, edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili teksa publikon në Facebook-un e tij foton e Ora News, nuk kursen ironinë ndaj shefit të qeverisë.
Edi Paloka: “Falenderoj Yamamoton po sidomos familjen për sakrificat që u detyruan të bëjnë për të më ofruar këtë dhuratë modeste në këtë vit të vështirë...”

Lexo edhe:
“Nuk bëhet fjalë për festë” Familja Shullazi në Kurbin pret ndërrimin e viteve në çadër