Pësoi tre goditje në zemër, Covid-19 i merr jetën kritikut të njohur të artit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 19:58
Ka ndërruar jetë këtë të hënë, kritiku i njohur i artit të Elbasanit, Astrit Lopari.
Lopari u nda nga jeta në moshën 72 vjeçare, pas një beteje dy javore me koronavirusin.
Gjatë kësaj të hëne ai pësoi tri goditje në zemër, ku e fundit rezultoi fatale për jetën e tij.
Lopari drejtoi për një periudhë të gjatë me sukses shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetëra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, dirigjentë, trombistë, klarinetistë, kompozitorë, tenorë, dhe piktorë të mirënjohur në rang kombëtar e ndërkombëtar.