Zgjedhjet e 25 prillit, Rtv Ora dhe Antonio Notto rikthehen me sondazhet
Viti 2021 është një vit zgjedhor dhe RTV Ora dhe Ora News ka nisur përgatitjet. Nuk do të mungojnë si asnjë vit zgjedhor sondazhet e Exit pollet e organizuara në bashkëpunim me Noto Sondaggi.
Drejtori i Informacionit i RTV Ora Brahim Shima i ftuar në studion e “Ditë e Re” sot në mëngjes në RTV Ora zbulon detaje.
"Nga mesi i muajit Antonio Notto do të jenë sërish në RTV Ora me sondazhin e parë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Do të ketë një seri sondazhesh për të përfunduar me exit poll menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit më 25 prill".
“Sërish do të ketë presion për ta transmetuar siç ata duan rezultatin dhe jo siç është por garancia është se rezultatet do jepen ashtu siç do dalin, do jepen ose jo” garantoi Shima.
Sondazhet dhe “exit poll”-et e organizuar nga Ora News dhe Antonio Notton, përveç se një burim informacioni për publikun e gjerë, kanë shërbyer edhe si pikë referimi për zbardhjen në avancë të rezultateve.
Ndër vite shifrat e exit polleve kanë konfirmuar se gjithnjë janë përputhur me rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.