MSH publikon shifrat e 24 orëve të fundit, rënie drastike e rasteve të reja, 6 qytetarë humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije që në 24 orër e fundit 185 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, duke shënuar kështu një rënie nga dita e djeshme.

Mësohet se 6 qytetarë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin, ndërkohë që janë kryer 1.281 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në 34,996 që prej fillimit të epidemisë.

Në 4 spitalet Covid në vend po trajtohen 274 pacientë, prej të cilëve 28 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)

Raste të reja ditore         185

Të shëruar në 24 orë      348

Të shtruar në spitale      274

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore              1,281

Testime totale            269,383

Raste pozitive             59,623

Raste të shëruara       34,996

Raste Aktive                23,428

Humbje jete                1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13577

Fier                        1668

Shkodër               1315

Durrës                  1187

Vlorë     942

Korçë                    946

Lezhë    901

Elbasan                 874

Berat     770

Gjirokastër 490

Kukës    396

Dibër     362