Seanca për ministrat, Gjuzi: Votova kundër Xhaçkës, Rama do ta trysnojë për të firmosur për detin

Deputeti opozitar Kujtim Gjuzi ka marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme parlamentare për ndryshimet e reja në qeveri.

Gjuzi ka sqaruar votat e tij kundër këtyre dekreteve, teksa shton se për të Xhaçka ishte më mirë në rolin e ministres së Mbrojtjes për shkak të marrëdhënieve të mira me ndërkombëtarët.

Deputeti ka vijuar më tej teksa thotë se Rama i ka bërë këto ndryshime në një moment që me Greqinë është diskutuar marrëveshja e detit.

Gjuzi: Vota ime kundër është për arsye se Edi Rama ka vendosur në këto momente si ministre të Jashtme, një njeri që ishte në marrëdhënie shumë të mira me aleatët tonë SHBA dhe NATO. Unë për këtë abstenova në konceptin që duhej të ishte ministre e Mbrojtjes.

Ka votë kundër. Zonja ministre e ka votën kundër sepse jemi në një moment që fqinjët tanë grekë duan të marrin zonën ekskluzive, atje kur del nafta. Edi Rama në këtë moment do të trysnojë ministren e re për të firmosur çështjen e detit. Ky ishte deklarimi im. Vota ime tjetër abstenim ishte për Peleshin, sepse ne e deshëm që të ishte kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.