Pamje nga vendngjarja/ Gruaja i pret rrugën, e përplas motori. Dy të plagosur në Tiranë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kombinatit në Tiranë.

Siç mëson Ora News, shkak për aksidentin është bërë prerja e rrugës e një gruaje ndaj një motori.

Për pasojë të dy janë plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ambulana dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje.