Ndërron jetë aktori Xhemil Tagani, prifti tek " Përrallë nga e kaluara"
Eshtë ndarë sot nga jeta aktori i njohur, Xhemil Tagani.
Ai ka luajtur shumë role, por shumë e mbajnë mend për rolin e priftit tek "Përrallë nga e kaluara" apo "14 vjeç dhëndër"
Vetë familjarët konfirmuan ndarjen nga jeta të aktorit në moshën 75 vjeçare.
Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.
Ndër rolet e tij janë Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”
Pas vitit 1992 u shkëput nga teatri duke e mbyllur karrierën e tij të mbi tre dekadave në skenën e Teatrit Popullor.
Kinematografi
1967 — Ngadhnjim mbi vdekjen;
1969 – Përse bie kjo daulle;
1976 – Fije që priten (episodik nje punetor);
1976 — Tokë e përgjakur (Beu);
1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe..;
1984 — Taulanti kërkon një motër (Shoferi);
1985 — Gurët e shtëpisë sime (Bilbili);
1987 — Përrallë nga e kaluara (Papa Sotiri, Prifti i Fshatit);
1989 – Kush është vrasesi;
1996 – Nata (Pergjegjes i vatrës së kulturës në fshat) ;
Teatër
13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit ;(Agroni)
27/03/1970 — “Studentja e vitit të fundit” e Ibrahim Uruçit (Alqi);
04/02/1971 — “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços (Tushka);
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit (Ina);
18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës (Selimi)
1974 — “Prefektin” e Besim Levonjes
1974 – – “Cuca e maleve” (Njeri nga diversantet) ;
20/03/1975 — “Duke u gdhirë viti 1945” e Teodor Laços (Reizi);
11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës (Peç Mblloçi);
1976 – Epoka para gjyqit;
24/04/1982 — “Kështu të dua” e Pëllumb Kullës (.Samiu); “Komunistet”
“Karavidhet” (daje Ceni);
01/12/1986 — “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës (Thomai)
“Kryqi i bardhë”
“Zbutja e kryeneces”
Përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet sot, 4 janar, ora 15:00.