Goditën me levë dhe e hodhën në kanal policin, arrest me burg për dy kushërinjtë në Kurbin
Gjykata e Kurbinit ju ka komunikuar masën e sigurisë "Arrest në Burg" kushërinjeve Fation dhe Elson Bushgjokaj, të vënë nën akuzë për grabitjen me dhunë të një ish-efektivi të policisë së burgjeve, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2011 në Mamurras.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se, referuar provave të paraqitura nga prokurori Bardhyl Shehi, gjyqtari Aurel Arapi e konsideroi të ligjshëm ndalimin e përsonave nën hetim dhe vendosi ndaj tyre masen e sigurisë "Arrest në Burg" për veprat penale “Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit".
Lexo edhe:
KUR DHE SI NDODHI GRABITJA?
Grabitja dhe plagosja e ish-efektivit të policisë së burgjeve shtetasit A.D, i cili në atë kohë punonte dhe si taksist ilegal, u zbardh pas 9 vitesh, pasi në makinen e grabitur e cila u gjet e grabitur në Kashar janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të dy përsonave të vënë nën akuzë.
Ata mësohet se e kishin faturuar taksistin për ti dërguar në Mamurras, por kur janë afruar në një zonë të pabanuar e kanë dhunuar me sende të forta dhe i kanë marrë automjetin e më pas janë larguar.
SI U RIHAP DOSJA PAS 9 VITESH
Çështja në atë kohë u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por hetimet nuk sollën asnjë rezultat. Veprimet hetimore janë riaktivizuar sërish, ku tashmë pas 9 viteve nga ngjarja, është bërë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i Elson dhe Fatjon Bushkola të dy nga Kamza.
Njëri nga personat e arrestuar ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

/a.r,OraNews