U arratis nga komisariati në Tiranë: SHÇBA nis hetimet, sekuestrohen kamerat
Një 30 vjeçar i arrestuar për “armëmbajtje pa leje” është arratisur mëngjesin e kësaj të hëne, 4 janar nga komisiariati 1 ku mbahej i arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në Komisiariatin1 në kryeqytet ndërsa,30 vjeçari Riljon Lala, është larguar në momentin kur efektivet e kishin nxjerrë nga qelia për ta dërguar në dhomën ku do ti merrnin shenjat e gishtave.
30 vjeçari do të dërgohej në Gjykatën e Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Po pavarësisht arratisjes gjykata vendosi në mungese masën “arrest me burg” për 30 vjeçarin pas kerkesës së prokurorit Englind Gjini, ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për ngjarjen e fundit të arratisjes ku ndaj tij do të ngrihet një tjetër akuza ajo e arratisjes.
Lala u arrestuar dy ditë më parë në zonën e ”Ali Demit” pas një sinjalizimi nga banorët që lëvizte me armë pa leje. Në momentin që ka parë policinë kur dhe është arrestuar ai ka hedhur armën në tokë e ka tentuar të largohet me vrap.
Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve, dhe arma që posedonte është sekuestruar. Për kapjen e tij janë ngritur postoblloqe në rruget kryesore te kryeqytetit ndërsa SHÇBA dhe drejtoria e standarteve ne polici kanë nisur hetimet për të parë shkejet që mund të jenë kryer.

Të gjitha zhvillimet sipas orës së raportimit
12:00 SHÇBA ka nisur hetim për efektivët e komisariatin nr 1 dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë të gjitha lëvizjet.
10:53 - Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë për 30-vjeçarin Rilian Lala ( ne foto).
Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë për "armëmbajtje pa leje", ndërsa mëngjesin e sotëm mundi të arratisej nga ambjentet e komisariatit nr.1 të Policisë në Tiranë ku po mbahej në paraburgim.
Lala është arratisur sot rreth orës 08:00, ndërsa sipas asaj që mëson Ora News, 30-vjeçari ka shtyrë efektivin e policisë që po e shoqëronte për ti marrë shenjat e gishtave e më pas është larguar me vrap.
Policia ka ngritur postoblloqe në disa zona të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e tij, por deri tani pa sukses.
09:27 - Dy ditë pas arrestimit, 30-vjeçari Rilian Lala ka mundur të arratiset nga ambjentet e Komisariatit nr.1 në Tiranë.
30-vjeçari u arrestua më 2 janar në zonën e njohur si "Ali Demi" në kryeqytet ndërsa qarkullonte me armë zjarri.
Në momentin që ka parë policinë, 30-vjeçari e ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet më vrap.
Lexo edhe:
Hedh armën në tokë dhe tenton ti ikë policisë, një i arrestuar te “Ali Demi”
Lala do të dilte sot para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa sipas asaj që mëson Ora News, ai është arratisur nga komisariati rreth orës 08:00 teksa po shoqërohej për t'iu marrë shenjat e gishtave.
Cënimi i rëndë i sigurisë në një komisariat policor ka bërë që SHÇBA të nisë tashmë hetimet ndaj punonjësve të policisë që po shoqëronin 30-vjeçarin Rilian Lala.
Policia ka ngritur postoblloqe në disa zona të kryeqytetit me qëllim ndalimin e të arratisurit.
/a.r,OraNews