Shkarkimi nga puna, mjeku Allkja për RTV Ora: Çfarë kërkova? Më shumë siguri për jetën time
Mjeku i Urgjencës Ilir Allkja u pushua nga puna ditën e sotme me pretendimin se ka shkelur kodin etik të bluzave të bardha me reagimet e tij në rrjetet sociale dhe me intervistat në media, ka përhapur panik dhe fake news.
Lexo edhe:
QSUT shkarkon nga detyra mjekun Ilir Allkja
Për të folur mbi këtë temë, i ftuari i gazetares Beti Njuma në RTV Ora ishte vetë mjeku Allkja.
“Në vendimin e QSUT është shprehur hapur që mjeku pushohet për komunikimet në media dhe për kritikat karshi institucionit.
Së pari, unë sqaroj publikun por edhe ata zotërinjtë që kanë kompozuar atë vendim që, QSUT është një institucion publik, që financohet me taksat e shqiptarëve dhe çdo shqiptar ka të drejtë të kritikojë dhe të kërkojnë përmirësime dhe shërbime në punën e këtij institucioni. Një mjek, që është kontribues në atë institucion, doemos që ka të gjitha të drejtat e ligjshme të kërkojë përmirësime.
Çfarë ka kërkuar Ilir Allkja nga fillimi i pandemisë e deri më sot?
Kam kërkuar më shumë kujdes, masa më adekuate për konservimin, për ruajtjen, për shpëtimin e jetëve të mjekëve në rradhë të parë, duke filluar nga vetja ime. Kam kërkuar më shumë siguri për veten time në punë dhe kam kërkuar për ti shërbyer më mirë pacientëve. Shpëtimin e sa më shumë jetëve. Kjo ka qenë abc-ja në të gjitha daljet e mia publike ose në Facebook-un tim personal”, u shpreh mjeku Allkja.
Më tej, Allkja foli edhe për sulmet e vetë kryeministrit Edi Rama.
“Një mjek linçohet publikisht nga kryeministri i vendit. Ka ndodhur në ndonjë vend tjetër të botës? Që kryeministri ta kthejë në personale me një mjek vetëm se ky mjek kërkoi më shumë siguri për jetën e tij?
Për shkarkimin e tij, nesër paradite është paralajmëruar një protestë e Sindikatës së Mjekëve pranë ambjenteve të QSUT.
Lexo edhe:
Shkarkimi i Ilir Allkjas, mjekët nesër protestë në QSUT: Bota s’ka, ne i pushojmë