Do ktheheshin në Francë, bllokohen në Rinas një grup udhëtarësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2020, 18:47
Disa qytetarë, që do duhej të udhëtonin drejt Francës, janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.
Personat kishin ardhur për të qëndruar disa ditë në Shqipëri, ndërsa tani nuk lejohen të rikthehen në Francë.
"Kemi biletat në dorë. Nuk na lejojnë të kthehemi në Francë", thonë ata për Ora News.
Disa prej tyre kanë edhe pasaportë franceze.