Bëri vaksinën anti-Covid, infermierja rezulton pozitive pas një jave
Një infermiere në Kaliforni ka rezultuar pozitive me Covid-19 vetëm një javë pasi mori vaksinën Pfizer.
Matthew W, 45 vjeç ishte vaksinuar më datën 18 dhjetor dhe nuk kishte pësuar asnëj efekt anësor përveç një dhimbje të lehtë të krahut.
Gjashtë ditë më vonë në prag të Krishtlindjes, ajo filloi të shfaqë të dridhura dhe më vonë dhimbje muskulore dhe lodhje.
Menjëherë shkoi në spital për të bërë tamponin ku dhe më pas rezultoi pozitive me Covid-19.
Christian Ramers, një specialist i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diegos, në një deklaratë të dhënë për ABC Neës se ky skenar nuk ishte i papritur.
"Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni të zhvilloni mbrojtje nga vaksina," tha Ramers.
"Kjo dozë e parë që mendojmë se ju jep diku rreth 50%, dhe ju duhet ajo dozë e dytë për të arritur deri në 95%" shtoi Ramers.