VIDEO/ Theu orën policore, i riu fshihet poshtë tavolinës kur sheh policinë: Po lidhja këpucët

Pavarësisht vendimit për të mos lejuar lëvizjet për shkak të Covid-19, 30 persona dhe pronari i një internet kafe në Bursa janë gjobitur me 100.000 Lira Turke.

Dera e ambientit ishte mbyllur nga jashtë, por policia arriti të futej brenda ku një prej klientëve tërhoqi vëmendjen më shumë se të tjerët.

Ai u fsheh poshtë një tavoline por kur u pikas nga policia u shpreh se “po lidhte këpucën”, batutë e cila pavarësisht situatës, shkaktoi të qeshura.

Pamjet e operacionit

/a.r,OraNews