Vdes miliarderi kinez i lojërave, u helmua me çaj

Një manjat kinez, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjeve, dyshohet se është helmuar nga një bashkëpunëtor I tij.

Sipas Daily Mail, Lin Qi, 39 vjeç, ishte kryetari dhe shefi ekzekutiv i zhvilluesit të lojërave Yoozoo, më i njohur për lojën strategjike Game of Thrones: Winter Is Coming.

Deklarata e policisë së Shangait tregoi se një nga kolegët e Lin,  i identifikuar vetëm nga mbiemri i tij Xu,  është si i dyshuari kryesor.

Pasuria e Lin vlerësohej se arrinte në 1.3 miliard dollarë, sipas së hartuar nga "Hurun China".

Ai themeloi Yoozoo në vitin 2009 dhe drejtoi me sukses kompaninë gjatë një periudhe ku industria e lojërave pa ndryshime thelbësore drejt lojërave për celularë.

Sipas raporteve të mediave lokale, personi në paraburgim mund të jetë Xu Yao, i cili kryeson departamentin e prodhimit të filmit të Yoozoo.

Ndërkohë disa media të tjera raportojnë se, Lin mund të jetë helmuar përmes një lloj çaji, pije kineze e fementuar.