Vaksina kineze kundër COVID-19 në fazën 3 të studimit, 79.34% efektive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2020, 15:39
Një vaksinë kineze e inaktivuar ka treguar 79.34 për qind efikasitet kundër COVID-19, sipas rezultateve të ndërmjetme të provave klinike të fazës 3, u bë e ditur të mërkurën nga burime të “Sinopharm”.
Pas një procedure injektimi me dy doza, të vaksinuarit prodhuan të gjithë nivel të lartë antitrupash dhe shkalla e sero-shndërrimit të antitrupave neutralizues arriti në 99.52 për qind.
Rezultatet përmbushin standardet teknike të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe standardet e përcaktuara nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës.