Ky shtet lejon abortin dhe ndalon dënimin me 15 vite burg
Senati i Argjentinës, ka aprovuar të mërkurën një projektligj për të legalizuar abortin. Senati votoi pro abortit, duke u dhënë miliona grave mundësinë të kryejnë abort sipas normave ligjore të mbështetura nga Presidenti Alberto Fernandez.
Aktivistë pro dhe kundër abortit ishin duke pritur jashtë Pallatit te Kongresit Kombëtar në Argjentinë për t'u njohur me vendimin, i cili erdhi herët në mëngjes pas diskutimeve të shumta.
Ligji i propozuar do të lejojë abortin deri në 14 javë shtatzënë. Aborti në Argjentinë, shteti i tretë më i populluar në Amerikën Jugore, ishte i lejuar vetëm në rastet kur shtatzënia ishte pasojë e një abuzimi seksual ose rrezikonte jetën e nënës. Në të gjitha rrethanat e tjera aborti ndalohej me ligj dhe dënohej me 15 vite burg. Mbrojtësit e abortit shpresojnë që vendimi të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në shtetet e tjera katolike në Amerikën Latine.