Dozat e reja të vaksinës Pfizer BioNtech mbërrijnë në aeroportet italiane

Mbërrijnë në aeroportet italiane të Milano Malpensa, Bergamo Orio al Serio, Ancona Falconara, Bologna, Roma Ciampino, Napoli, Pisa e Venezia e Bari 469 500 doza  reja të vaksinës Pfizer BioNtech që është dhe kuota javore që shtëpia farmaceutike do sjellë në Itali deri në furnizimin e plotë me 26.9 milionë vaksina anti Covid.

Komisari për emergjencën shëndetësore, Domrnico Arcuri informon se deri më sot në Itali janë vaksinuar 8361 persona  baraz me 86% të 9750 dozave të para të mbërritura tre ditë më parë në 27 dhjetor.

Vaksinat e mbërritura sot në aeroportet italiane do të shpërndahen me furgonat me aparaturat speciale frigoriferike në 203 qendrat e vaksinimit në të gjithë territorin kombëtar. 

Çdo flakon vaksine antiCovid Pfizer Biotech përmban 6 doza. 

Çdo dozë për çdo person është baraz me 0.3  ml vaksinë.

1000 flakone do të shërbejnë për vaksinimin e 6000 personave.

Autoritetet italiane informojnë se shumë shpejt do të jetë publik një raport online me numrin e personave që çdo ditë do të vaksinohen në Itali.