Horror në Greqi, gjahtari gjen trupin e pajetë të një gruaje të "paketuar" në valixhe

Trupi i pajetë, i cili dyshohet se i përket një gruaje, është gjetur mbrëmjen e sotme nga një gjahtar në fshatin Vilia të Atikës në Greqi.

Sipas mediave greke trupi i dekompozuar është gjetur i copëtuar në një valixhe në thellësi të fshatit.

Dyshimet se trupi i pajetë i përket një gruaje bazohet në faktin se i vetmi send që është gjetur në valixhe janë të brendshmet e  një gruaje.