FOTO/ Pa Messin dhe CR7, Ibrahimoviç zgjedh "Ekipin ideal"

Sulmuesi suedez i Milanit ka përzgjedhur “Ekipin ideal” të të gjitha kohërave.

Bie në sy mungesa e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, ndërsa as veten nuk e ka përfshirë në Top 11, shkruan Ora News.

Me një pjesë të futbollistëve të përzgjedhur, Ibrahimoviç ka luajtur te Juvenjtus, Inter, Milan, Barcelona apo PSG.

Në një intervistë për "Sportweek", Zlatan Ibrahimoviç shprehet se përveç Diego Armando Maradonës, askush nuk është më i mirë se ai.

/a.r,OraNews