Skandal në Brazil! Neymar organizon festë me 500 persona

I dëmtuar disa ditë më parë, Neymar është kthyer në Brazil për festat e fundit dhe po qëndron në vilën e tij në Magaratiba (110 km nga Rio de Janeiro)

Por ylli i PSG ka zënë faqet e para të mediave për planifikimin e organizimit të një feste madhështore natën e vitit të ri në vilën e tij, pasi thuhet se ka ftuar më tepër se 500 persona për të qenë të pranishëm.

Ylli brazilian ka ndërtuar edhe një diskotekë enkas për festën, ku pjesëmarrësit duhet të zbatojnë rregullin dhe të shkojnë pa telefona me vete.

Ky lajm ka shkaktuar polemika në Brazil, aq më tepër që bëhet fjalë për një periudhë “të nxehtë” pandemie, me Brazilin që është vendi i tretë në botë për numrin e të prekurve, 7,466,189 të infektuar dhe mbi 190 mijë viktima, shkruan Ora News.

Neymar rezultoi pozitiv me Covid-19 në shtator, pas pushimeve në Ibiza. Ndërsa sjellja e fundit e futbollistit ka irrituar edhe klubin francez që në 6 janar 2021 luan ndeshjen e rradhës në Ligue I kundër Saint Ettiene.

/a.r,OraNews