Rrëfimi i Messit: Ndonjëherë dua të jem anonim, që të shkoj në kinema apo restorant

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, në një intervistë për spanjollen “La Sexta”, ka bërë një rrëfim të pazakontë.

“Mendoj se jam i privilegjuar për vitën që kam bërë. Por ka raste kur dua të jem anonim. Kështu mund të shkoja në market, në kinema apo në restorant”, shprehet 6 herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Në disa raste, sidomos kur jam me fëmijët e mi, do të më pëlqente të kaloja pa u vënë re", vijon argjentinasi.